Pasi qëndroi në stol në fitoren 2-1 të Portugalisë kundër Norvegjisë, Cristiano Ronaldo u largua nga grumbullimi i kombëtares pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Jorge Jesus. Megjithëse kapiteni publikoi një deklaratë prej 2000 fjalësh, ku shprehte dëshirën për t’u rikthyer, fjalët e motrës së tij, Elma Aveiro, lënë të kuptohet se e ardhmja e tij me kombëtaren është e pasigurt.
“Mendoj se ka më shumë gjasa të mos kthehet sesa të kthehet. Besoj se si Ronaldo, ashtu edhe Jesus po vuajnë. Po flas në emër të vëllait tim; mendoj se gjërat kanë arritur në një pikë bllokimi dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë.
Është një çështje jashtëzakonisht e ndërlikuar. Kur ndihesh i tradhtuar, është e vështirë që gjithçka të kthehet si më parë. Ndihem e trishtuar, sepse, fatkeqësisht, populli portugez harron atë që është bërë deri tani. Nuk i gjej fjalët. Është shumë e vështirë ta shoh vëllain tim në këtë situatë. Ai është ndër njerëzit që më së paku e meritojnë atë që po i ndodh”, – deklaroi Elma Aveiro.
Ndërkohë, Federata ka konfirmuar se largimi nga grumbullimi sjell automatikisht pezullimin. Megjithatë, Ronaldo mbetet teorikisht i disponueshëm për ndeshjet e nëntorit.
Ylli portugez i ndoqi nga shtëpia fitoret e Portugalisë në Ligën e Kombeve kundër Danimarkës dhe Norvegjisë, ndërsa pikëpyetjet për të ardhmen e tij me kombëtaren vazhdojnë të mbeten të hapura.
The post Motra e CR7: Jam e trishtuar, populli portugez ka harruar. Nuk e di nëse do të kthehet appeared first on Telesport.
