Pep Guardiola u rikthye në stadiumin “Etihad” dy ditë më parë, ndërsa Manchester City luante ndeshjen e parë në shtëpi që kur u shpall fajtor për parregullsi financiare. Ish-trajneri i City, u ul në tribunën e drejtuesve, ndërsa ish-skuadra e tij humbi 4-2 ndaj PSG në Champions League.

Kjo ishte një shfaqje e fortë mbështetjeje nga spanjolli për klubin, i cili muajin e kaluar u gjet fajtor për më shumë se 100 akuza për shkelje të rregulloreve të Premier League. City i mohon akuzat dhe ka paraqitur një ankesë.

Trajneri aktual i “citizens”, Enzo Maresca, u pyet për praninë e Guardiola në stadium: “Herën e fundit që fola me Pep ishte pas ndeshjes me Manchester United. që atëherë nuk kam folur më me të”.

“Më vjen keq që nuk e takova atë ditë dhe që humbëm para tij”, tha më tej Maresca. Kjo ishte hera e parë që Guardiola rikthehej në stadium, ku tashmë një tribunë mban emrin e tij, që nga largimi në fund të sezonit të kaluar.

The post Maresca: Nuk e pashë Pep në stadium, më vjen keq që humbëm para tij appeared first on Telesport.