Edhe me Ruben Amorim, kuqezinjtë vazhdojnë të mbështeten tek Adrien Rabiot. Në “Europa League”, francezi kontribuoi drejtpërdrejt në të tre golat e të riut Alphadjo Cisse: dha asistin për golin e tretë dhe nisi aksionet që çuan në dy realizimet e para.
Në 8 ndeshjet e para të sezonit, mes kampionatit dhe Europës, Rabiot ka regjistruar 3 gola dhe 3 asiste, duke u shfaqur edhe më vendimtar dhe konstant në këtë fazë sesa nën drejtimin e mentorit të tij, Allegri.
Kjo vjen pas disa sqarimeve me klubin gjatë verës, kur mesfushori vendosi të qëndronte dhe të jepte maksimumin për fanellën kuqezi. Sipas “Corriere dello Sport”, Milani ka nisur diskutimet për zgjatjen e kontratës së Rabiot deri në vitin 2030, me synimin që marrëveshja të nënshkruhet brenda fundit të vitit 2026.
Kontakti i parë me nënën-agjente të futbollistit është realizuar tashmë. Klubi po ushtron presion për ta përmbyllur marrëveshjen dhe, pas rinovimit të Pavlovic gjatë kësaj jave, pritet të vijë edhe firma e francezit.
The post Rabiot, gjithnjë e më vendimtar te Milani. Diskutohet rinovimi i kontratës deri në vitin 2030 appeared first on Telesport.
