Carlos Agusto ishte protagonisti kryesor në fitoren e mbrëmshme të Interit 1-3 ndaj Bologna. Braziliani u fut në fushë në minutën e 69-të, në vend të Federico Dimarco, kur rezultati aktual ishte 1-1.

Menjëherë, Inter gjen golin e avantazhit 1-2 pikërisht me Carlos Agusto. Braziliani asistoi dhe në golin e tretë të shënuar nga Ange-Yoan Bonny. Menjëherë pas kësaj super paraqitje të Carlos Agusto, mediet italiane konfirmojnë se Inter ka nisur bisedimet për një rinovim të kontratës së 27-vjeçarit.

Kontrata aktuale e Carlos Agusto me klubin zikaltër skadon në vitin 2028. Plani është që kontrata e re të jetë deri në vitin 2031 dhe për lojtarin të ketë një dyfishim rroge, nga 2 milionë euro që fiton aktualisht. Carlos Agusto është një lojtar që mund të mbulojë disa pozicione në fushë si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë.

The post Ndryshoi komplet ritmin ndaj Bologna, Inter ka një “dhuratë” për lojtarin e ndeshjes. GATI RINOVIMI appeared first on Telesport.