Pas fitores 4-1 ndaj Sevilla dhe polemikave për mungesën e kartonit të kuq për Arda Güler, pas goditjes ndaj Peque, José Mourinho doli në konferencën për shtyp. “Askush nuk ka arritur të më tregojë atë që pretendohet se ka ndodhur. Nuk kam pamje dhe nuk kam mundur ta shoh episodin.

Ua kërkova televizioneve dhe analistëve, por nuk mora asnjë pamje të asaj që po diskutohet dhe që ka zemëruar Sevilla. E them me gjithë sinqeritetin. Nëse një ditë mendoj se jemi favorizuar, nuk do të kem asnjë problem ta them publikisht. Por besoj se shpesh do të ndodhë e kundërta. Nëse deri në ‘El Clásico’ shfaqet ndonjë pamje, do të doja ta shihja”, – deklaroi portugezi.

Për ndeshjen, Mourinho u shpreh i kënaqur: “Dominuam përballë një skuadre të mirë dhe luajtëm mirë. Mendoj se ishte një fitore e bukur”. I pyetur për deklaratën e Luis García Plaza se gjyqtari duhej ta kishte përjashtuar Güler, ai u përgjigj shkurt: “Nuk komentoj për këtë”.

Në fund, Mourinho vlerësoi edhe ndryshimet taktike me Valverde dhe Diomande: “Ka shumë lojtarë që meritojnë të luajnë, por mbeten në stol. Sot patëm më shumë kontroll të lojës dhe mendoj se zhvilluam një ndeshje të mirë”.

 

The post Mourinho: Kërkova pamjet e episodit me Güler, por nuk ekzistojnë. Nuk e kuptoj këtë obsesion appeared first on Telesport.