Milani rrezikoi të shpërdoronte gjithçka pas një ore futbolli të shkëlqyer. Kuqezinjtë kaluan në avantazhin 3-0, por më pas i dhanë mundësinë Atalantës të rrezikonte një përmbysje të jashtëzakonshme.

“Në fund, rezultati është gjëja më e rëndësishme, por duhet ta analizojmë paraqitjen. Në një moment humbëm durimin. Pas golit të rezultatit 3-1, edhe tifozët e vunë re nervozizmin. Për 65-66 minutat e para luajtëm mirë, pastaj jo aq mirë”, – deklaroi Ruben Amorim.

Trajneri portugez shpjegoi edhe arsyet e rënies së skuadrës: “Nuk e di saktësisht çfarë nënkuptohet me mungesë përqendrimi. Ishim pak të lodhur, ndoshta edhe Atalanta, pasi edhe ata luajtën në mesjavë. Gjithçka ndryshoi pas golit 3-1; ndaluam presingun dhe filluam të nervozoheshim. Duhet të jemi më të qëndrueshëm në paraqitje dhe rezultate, si dhe të vuajmë më pak kur ndeshjet bëhen të vështira.

Mund t’i kishim shmangur dy golat, duke kontrolluar më mirë zonën dhe kundërsulmet. Megjithatë, nuk dua të përqendrohem vetëm te minutat e fundit. Për 60 minuta mbrojtëm mirë, krijuam raste dhe kontrolluam topin dhe kundërshtarët në duelet një kundër një. Më pas lodhja dhe humbja e besimit sollën rënien e përgjithshme”.

The post Amorim: Për një orë zhvilluam ndeshjen më të mirë të sezonit, më pas u bëmë pak nervozë… appeared first on Telesport.