Luis Enrique vlerësoi Hansi Flick në prag të PSG-Barcelona në Champions League, duke kujtuar se trajneri gjerman ka përmirësuar rezultatet e paraardhësve dhe i përshtatet filozofisë katalanase.
“Karakteri dhe mënyra si e përcjell futbollin përputhen më së miri me ADN-në e Barcelonës. Flick po bën një punë të shkëlqyer. Duhet t’ua marrim topin, sepse kontrolli i zotërimit do të jetë vendimtar”, – deklaroi trajneri i PSG-së.
Për rikthimin kundër ish-klubit, ai tha: “Jam anëtar i Barcelonës. Kam qenë lojtar dhe trajner për 6 vite. Gruaja dhe fëmijët e mi janë katalanas. Jam shumë i lidhur me klubin, por jam tifoz i PSG-së. Do të më pëlqente shumë të fitoja në këtë ndeshje”.
Luis Enrique synon t’i shkaktojë Barcelonës humbjen e parë të sezonit: “Nuk mund ta ndalojmë Yamal të driblojë apo Pedrin të japë pasime të jashtëzakonshme. Duhet t’i përballojmë këto situata si skuadër”.
Për Pedrin shtoi: “Më njeh shumë mirë. Është si Harry Potter; shpresoj të mos e ketë shkopin magjik nndaj nesh”.
Ai theksoi se kjo nuk është finale: “Champions-i i vërtetë fillon në prill. Jam krenar për personalitetin dhe identitetin e skuadrës sime”. Sa u përket trazirave në Francë, u distancua: “Jam trajner futbolli dhe përqendrohem vetëm te ndeshja”.
The post Luis Enrique, sërish për AND-në e Barcelonës: Trajneri Flick përputhet më së miri me të appeared first on Telesport.
