Presidenti i Federatës së Futbollit të Portugalisë (FPF), Pedro Proenca, beson se kapiteni Cristiano Ronaldo mbetet një lojtar kyç për ekipin kombëtar pavarësisht pezullimit të tij të fundit. Proenca është i bindur se sulmuesi veteran do të zgjidhë mosmarrëveshjet me trajnerin Jorge Jesus dhe do të rikthehet në Kombëtare.
FPF e pezulloi përkohësisht Ronaldon pasi u largua gjatë grumbullimit të fundit me Portugalinë, megjithëse nuk është njoftuar zyrtarisht asnjë dënim përfundimtar deri tani. Pavarësisht situatës disiplinore, Proenca mbetet i bindur se Cristiano Ronaldo është kapiteni i ekipit dhe ka ende një rol të madh për të luajtur në skenën ndërkombëtare.
Sipas medieve portugeze, drejtuesit e Federatës Portuguze po punojnë për te qetësuar situatën mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit Jorge Jesus, me qëllim që sulmues të rikthehet në kombëtare në ndeshjet e nëntor.
“Ai është kapitëni ynë”, ky është mesazhi i qartë që ka lënë kreu i Federatës, Proenca.
The post “Kapiteni ynë”, presidenti i Federatës Portugeze i del në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas pezullimit appeared first on Telesport.
