Humbja e mbrëmshme e Juventusit 0-3 ndaj Lazios ka vënë në rrezik serioz të ardhmen e Luciano Spalletti në krye të bardhezinjve. 67-vjeçari nuk është se ka bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme më shumë në krahasim me dy trajnerët e mëparshëm, si Igor Tudor dhe Thiago Motta.

Në këtë situatë, CalcioMercato.com zbulon se drejtuesit e Juventusit po shqyrtojnë të paktën 4 emra të tjerë, në rast se vendosin shkarkimin e Spalletti-t.

Kandidati kryesor është Antonio Conte, i cili është i hapur për një rikthim te bardhezinjtë. Didier Deschamps po ashtu është një trajner i lirë dhe i hapur për të drejtuar një klub, pas gjithë përvojës që pati në krye të Francës.

Dy emrat e tjerë, janë të një profili pak më të ulët, por që kanë drejtuar në karrierën e tyre skuadra shumë të rëndësishme. Bëhet fjalë për Vincenzo Montella, që vetëm pak ditë më parë u largua nga drejtimi i Turqisë dhe Stefano Pioli, i cili është pushim që nga viti 2025, kur u largua në fillim të sezonit nga drejtimi i Fiorentinës.

The post Spalletti në rrezik, Juventus po shqyrton 4 emra për të marrë drejtimin e stolit appeared first on Telesport.