Vazhdimi me Luciano Spalletti, ky është qëndrimi i burimeve pranë Juventus pas humbjes zhgënjyese në shtëpi ndaj Lazio. Ndonëse pozita e trajnerit nuk është aktualisht në rrezik të menjëhershëm, klubi pret qartazi një kthesë në afatshkurtër, duke filluar nga përballja në Europa League kundër Renne dhe ndeshjet e ardhshme në kampionat ndaj Lecce dhe Genoa.
Megjithatë, në diskutimet mes pronarëve dhe drejtuesve janë marrë parasysh të gjithë skenarët, përfshirë edhe rastin më të keq, ku rimëkëmbja e shpresuar nuk ndodh. Kjo çon në dy rrugë të mundshme, në varësi të rezultateve: një për afatshkurtër dhe një tjetër për afat të mesëm e të gjatë.
Nëse situata bëhet e pashpëtueshme, tifozët ka gjasa të kërkojnë rikthimin e Antonio Conte. Një mundësi që ndërlikon planet aktuale të klubit, pasi ata nuk po e konsiderojnë rikthimin e ish-trajnerit të Italisë në këtë fazë. Si alternativë, ka dalë në pah emri i Stefano Pioli.
Emërimi i tij mund të shërbente si një zgjidhje e përkohshme, duke përgatitur terrenin për një ristrukturim të madh verën e ardhshme. Në fund të fundit, nëse klubi nuk vendos të ndjekë pistën e Conte, atëherë në vitin 2027 do të kenë nevojë për një trajner të ri, rreth të cilit mund të ndërtojnë projektin e tyre sportiv.
Tashmë po qarkullojnë disa emra, ku Simone Inzaghi dhe Francesco Farioli spikasin si opsione veçanërisht tërheqëse. Inzaghi, i cili aktualisht është në sezonin e tij të dytë me Al-Hilal, mund të jetë i interesuar për një rikthim në Evropë për të garuar në një skenë më të madhe.
Ndërkohë, trajneri aktual i Portos do të niste përvojën e tij të parë si trajner në Itali, një shpërblim për periudhat e tij të suksesshme te Nice, Ajax dhe në Portugali. Nën vëzhgim edhe Vincenzo Italiano, që aktualisht ndodhet te Besiktas, ku ka një kontratë deri në vitin 2028.
The post Te Juventus ka paqartësi për të ardhmen: Jo vetëm Conte, edhe katër emra të tjerë për të zëvendësuar Spalletti appeared first on Telesport.
