Pavarësisht përforcimeve të vazhdueshme që ka bërë në dy vitet e fundit, sërish Real Madrid nuk po gjen qetësi përsa i përket repartit të mbrojtjes, i cili edhe këtë sezon po shfaq mangësi të shumta.
Në këtë situatë, drejtuesit e klubit madrilen po mendojnë të ndërhyjnë në merkato dhe sipas asaj që zbulon Caught Offside, objektivi kryesor i “Los Blancos” për verën e ardhshme do të jetë Riccardo Calafiori.
Italiani i Arsenal, i cili mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, edhe mbrojtës i majtë, është në momentin e tij më të mirë në karrierë dhe interesi për të nga klubet e tjera është shumë i madh.
24-vjeçari shihet si profili ideal për të forcuar mbrojtjen, por Real Madrid nuk do ta ketë aspak të lehtë transferimin e tij. Ai është nën kontratë me klubin londinez deri në vitin 2029. Kosto minimale për transferimin e tij llogaritet të jetë 100 milionë euro.
The post Real Madrid bën gati 100 milionë euro për të forcuar mbrojtjen me një italian, por nuk është Bastoni appeared first on Telesport.
