Gleison Bremer dhe Juventus po kalojnë një periudhë shumë të vështirë. Komentet e brazilianit pas humbjes së fundit 0-3 ndaj Lazios, ku kritikoi haptazi shokët e skuadrës, nuk janë mirëpritur mirë në ambientin bardhezi.

Në këtë situatë, e ardhmja e Gleison Bremer te Juventusi mund të jetë një temë kryesore diskutimi gjatë merkatos së janarit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Bayer Leverkusen është i interesuar për mbrojtësin brazilian, pasi synon të forcojë menjëherë repartin e mbrojtjes.

Pasi refuzoi ofertat e Galatasaray-t gjatë verës, mbrojtësi brazilian mund të marrë në konsideratë një sfidë të re. Bremer është nën kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2029, vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 35 milionë euro.

The post Kritikoi ashpër shokët pas humbjes ndaj Lazios, kapiteni mund të braktisë Juventusin që në merkaton e janarit appeared first on Telesport.