Iva Mihaillova, e akuzuar për aksidentin fatal ku humbi jetën 33-vjeçari Besim Durmishi, do të gjykohet në mungesë. Vendimi u mor nga Gjykata në Koçan, ndërsa seanca e ardhshme është caktuar për më 9 nëntor, përcjell TV21. 23-vjeçarja ndodhet në Bullgari, vend i cili ka refuzuar ekstradimin e saj pas fletarrestit të lëshuar nga Maqedonia. Ndërkaq, ambasadori bullgar në Shkup, Zheljazko Radukov, ngriti dyshime mbi mënyrën se si Mihaillova arriti të largohej nga Maqedonia e Veriut, duke pasur parasysh pasaportat e sekuestruara dhe mbikëqyrjen policore. Sidoqoftë, ai konfirmoi se as Sofia zyrtare nuk ishte informuar paraprakisht për arratisjen e saj.