Ne nje nate teper te veshtire ne Angli, Milani u tradhtua edhe nga portieri Mike Maignan, qe mori te kuq dhe gjithashtu dhuroi penallti per nje gjest antisportiv.

Ngjarja ndodhi në minutën e 27-të të pjesës së parë. Ndërsa Bournemouth po përgatitej të ekzekutonte një goditje këndi, mesfushori kundërshtar, Tyler Adams, u pozicionua shumë afër dhe direkt përpara portierit francez.

Maignan humbi qetësinë dhe e shtyu Tyler Adams me të dyja duart direkt në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë.

Gjyqtari i ndeshjes i tregoi menjëherë kartonin e kuq direkt portierit të Milanit për këtë gjest nesportiv. Ky vendim u konfirmua edhe pas rishikimit nga sistemi VAR, ndërsa Bournemouth-it iu akordua gjithashtu një penallti për këtë faull.

VIDEO

The post (VIDEO) Veprimi i pashpjegueshëm antisportiv i Mike Maignan sonte në Europa League appeared first on Telesport.