Dita e dielë do të sjellë El Clasicon e Spanjës, dueli i zjarrit mes Barcelonës dhe Real Madrid. Sigurisht, syte e botës do zhvedosen aty, ashtu si edhe ato të trajnerit të Gjermanisë, Jurgen Klopp, qe ka zbuluar se do ta ndjekë El Clasicon e kësaj të diele, duke e cilësuar Barcelonën si favorite përballë Real Madridit.
“Sigurisht që do ta shikoj El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit. E kam ndjekur këtë ndeshje në çdo fazë të jetës sime”, deklaroi ish-trajneri i Liverpoolit.
“Në të kaluarën, isha më shumë tifoz i Barcelonës, sepse isha kundër veprimeve të Pepe dhe mbrojtësve të tjerë të Real Madridit. Sot, mbështes ekipin më të mirë. Dhe, duke parë situatën aktuale, ai ekip është ndoshta Barcelona”, u shpreh Klopp.
Barcelona e Hansi Flickut do të synojë ta zgjasë serinë prej nëntë fitoresh radhazi në La Liga këtë të diel duke vendosur rekord me 10 radhazi nese ia del, ndërsa rivali i saj i përbetuar, Real Madridi, gjithashtu vjen me vetëbesim të lartë, pasi ka regjistruar katër fitore radhazi në të gjitha garat.
The post Barcelona ndjek rekordin e La Liga-s në El Clasico, por ka edhe një tifoz si Jurgen Klopp. Deklaratat e gjermanit appeared first on Telesport.
