Trajneri Ruben Amorim pranoi se përjashtimi i Maignan ndikoi në ndeshje, të cilën Bournemouth e fitoi me meritë të plotë: “Është e vështirë të flasësh për paraqitjen. Pas 20 minutash nuk pati më ndeshje. U përpoqëm të mbroheshim dhe të sulmonim, por penalltia e shkatërroi ndeshjen.
Nuk mund të shkaktojmë penallti nga një goditje këndi dhe të mbetemi me një lojtar më pak. Sidomos lojtarët me më shumë përvojë nuk mund t’i bëjnë këto gabime. E përsëris, për ne ndeshja zgjati vetëm 20 minuta. Ne vetë e shkatërruam ndeshjen dhe nuk arritëm të riktheheshim në lojë. Nuk di si të flas për ndeshjen pas minutës së 20-të. Futbolli është kështu. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”.
A foli me Maignan: “Nuk do të flas tani me lojtarët. Do ta shfrytëzoj çdo aspekt të kësaj ndeshjeje për t’u përmirësuar. Pas dy ditësh luajmë sërish, ndaj duhet të mendojmë çfarë të korrigjojmë dhe si të qëndrojmë me 11 lojtarë në fushë”.
The post Amorim: Pas 20 minutash nuk pati më ndeshje. Maignan? Lojtarët me përvojë nuk mund t’i bëjnë këto gabime appeared first on Telesport.
