Gara e radhës së Formula 1 do të zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Austin, në Teksas, një garë ku te Ferrari kanë ambicje të mëdha. Gjithsesi, piloti britanik Lewis Hamilton qëndron me këmbë në tokë.

“Sa i përket shanseve tona këtu në Teksas, nuk jam i sigurt nëse do të jemi në gjendje të fitojmë. Përveç Mercedes, skuadrat e tjera kryesore kanë kaluar shumë ulje-ngritje këtë vit”, deklaroi 7 herë kampioni I botës.

“Edhe ne patëm një periudhë të fortë, më pas erdhi radha e McLaren dhe, së fundmi, e Red Bull. Besoj se këtu do të jemi të gjithë shumë pranë njëri-tjetrit për sa i përket performancës dhe mund të gjendemi në një pozicion të favorshëm“, tha Hamilton.

“Unë nuk kënaqem me pak. S’kam ardhur këtu për një vend në podium, por për të fituar gara dhe titullin. Ky sezon është shumë më i mirë krahasuar me të kaluarin, ndaj duhet të përgatitemi për vitin tjetër”, deklaroi Hamilton.

Në fund, një këshillë për Kimi Antonelli: “Kimi nuk ka nevojë për asnjë këshillë. Ai demonstron vazhdimisht talentin, aftësitë dhe qasjen e tij të qetë. Jam krenar për të. Nëse nuk mund të fitojë Ferrari, atëherë më vjen mirë që fitues të jetë Kimi dhe ish-skuadra ime”.

The post Hamilton: S’kam ardhur te Ferrari për fitore sporadike, nëse nuk fitojmë ne bëj tifo për Kimi dhe Mercedes appeared first on Telesport.