Portieri i Milanit, Mike Maignan, reagoi pas kartonit të kuq direkt në ndeshjen ndaj Bournemouth në Ligën e Europës, për goditjen me dorë ndaj Adams. Përmes një postimi në Instagram, francezi shpjegoi: “Gjesti im nuk ishte i qëllimshëm. Si çdo portier, në çdo ndeshje, doja të krijoja hapësirë në zonën time.

Fatkeqësisht, kjo krijoi një pamje të keqe, veçanërisht për tifozët e rinj që na ndjekin. Klubi, stafi dhe shokët e mi të skuadrës e dinë se çfarë njeriu dhe çfarë kapiteni jam. Ata i njohin qëllimet e mia dhe dorëzimi nuk është pjesë e karakterit tim.

Sa për pjesën tjetër, jemi mësuar me interpretimet e disa njerëzve dhe mediave të caktuara”. Deklarata e portierit kuqezi nuk ishte një kërkim i drejtpërdrejtë faljeje, por përpjekje për të shpjeguar veprimin që i kushtoi përjashtimin nga ndeshja.

The post Maignan: Nuk ishte gjest i qëllimshëm. Pamje e shëmtuar, por të gjithë e dinë çfarë kapiteni jam appeared first on Telesport.