Kanë përfunduar pjesët e para në katër ndeshjet e radhës që po luhen tani në Premier League, të vlefshme për javën e tetë. Në “Anfield”, Liverpool po udhëheq 2-0 ndaj Brighton, pas dy golave të shpejtë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, ku goditja brenda zonës e Florian Wirtz, e devijuar edhe nga Pascal Gross, përfundoi në rrjetë dhe u konsiderua autogol. Në minutën e 21-të, kundërsulm i shpejtë i Liverpool, që dyfishon shifrat me Alexander Isak, pas asistit të Bradley Barcola.

SHIKOGOLAT

Në “Old Trafford”, Manchester United po mundet 0-2 nga Bournemouth. Miqtë shënuan fillimisht në minutën e 38-të me Rayan. Braziliani gjeti golin pas një krosimi në Justin Kluivert në zonë. Në minutën e 43-të, Marcus Tavernier dyfishon shifrat për Bournemouth, pas asistit të Adrien Truffert. SHIKOGOLAT

Në dy sfidat e tjera, Crystal Palace po barazon në shtëpi pa gola ndaj Newcastle. Hull City po udhëheq 1-0 ndaj Bournemouth.

The post Liverpool i papërmbajtshëm në pjesën e parë ndaj Brighton. Man. United drejt zhgënjimit të radhës (video) appeared first on Telesport.