Dinamo ka mposhtur 2-1 Egnatian në sfidën përmbyllëse të javës së tetë në Abissnet Superiore. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 2-të, ku Altin Kryeziu befasoi “Blutë” me një goditje fantastike me të djathtën nga distanca. SHIKOGOLIN/
Në minutën e 27-të, Engatia gjen edhe golin e dytë me Montenegro, por që anullohet për prekje të topit me dorë nga sulmuesi. Në minutën e 32-të, Dinamo barazon shifrat 1-1, me golin e shënuar nga Lorenco Vila. SHIKOGOLIN
Në minutën e 37-të, Dinamo kalon në avantazh falë golit të Klevi Qefalija. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për “Blutë”. SHIKOGOLIN
Në pjesën e dytë, Dinamo administroi më së miri rezultatin dhe shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Dinamo rikthehet te fitorja pas dy javësh dhe mban vendin e tretë me 15 pikë. Egnatia mbetet në vendin e dytë me 18 pikë.
The post Abissnet Superiore: Dinamo përmbys Egnatian dhe rikthehet te fitorja (video) appeared first on Telesport.
