Pjesa e parë e sfidës përmbyllëse së javës së tetë në Serie A, Udinese-Milan, është mbyllur 0-1 në favorin e kuqezinjve, të cilët e nisën vrullshëm takimin duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 6-të.

Luka Modric ekzekuton një goditje të shpejtë dënimi, duke i dhënë një asist perfekt Christian Pulisic. Amerikani nuk e kishte aspak të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.

Minutat në vijim ishin tërësisht të qeta dhe munguan rastet konkrete nga të dyja skuadrat. Pjesa e parë në Friuli mbyllet 0-1 për Milanin.

SHIKOGOLIN

The post Milan e nis vrullshëm, por mjaftohet vetëm me një gol në pjesën e parë ndaj Udinese (video) appeared first on Telesport.