Florian Wirtz iu përgjigj me qetësi kritikave për paraqitjet e tij te Liverpool-i, pas transferimit nga Bayer Leverkuseni në verën e vitit 2025, për më shumë se 100 milionë euro. Mesfushori ofensiv nuk ka përmbushur ende pritshmëritë, megjithëse së fundmi ka regjistruar një gol dhe tri asistime.
“Ndoshta jam thjesht një djalë interesant, e dini? – u shpreh me shaka gjermani për BBC. – Unë mendoj vetëm për të luajtur futboll. Nëse njerëzit duan të flasin për mua ose të më gjykojnë, kjo është puna e tyre. Nuk përqendrohem te kjo. Dua vetëm të luaj futboll; nuk mund të bëj më shumë se kaq”.
Wirtz u zëvendësua në minutën e 65-të të fitores 2-0 ndaj Brighton për shkak të një ndrydhjeje të lehtë të kyçit të këmbës. Trajneri i Liverpool-it sqaroi se dëmtimi nuk dukej serioz, por gjendja e tij do të vlerësohej duke pasur parasysh kalendarin e ngjeshur.
Kritiku më i ashpër i gjermanit ka qenë ish-mesfushori i Liverpool-it, Jamie Carragher. “Nuk ka asnjë mundësi që Wirtz të luajë në vend të Gravenberch. Ajo që Florian po bën për Liverpool-in nuk mjafton për momentin. Ka luajtur 55-60 ndeshje me Liverpool-in. Aktualisht, nuk duhet të jetë titullar”, – deklaroi Carragher pas humbjes 3-0 ndaj Manchester City.
The post Carragher e sulmon: “Wirtz nuk duhet të jetë titullar”. Gjermani i përgjigjet me ironi… appeared first on Telesport.
