Fituesi i “Topit të Artë” 2025 dhe finalisti i renditur në vendin e shtatë në garën e këtij viti, Ousmane Dembele,i ka uruar publikisht yllit alegjerian të Bayer Leverkusen, Ibrahim Maza, që një ditë të jetë ai fituesi i këtij trofeu individual.

Maza publikoi foto nga ceremonia e mbrëmshme në profilin e tij në Instagram, ku përfshiu edhe një foto krah Dembélé-së, duke shkruar: “Respekt maksimal”. Ylli francez u përgjigj në komente: “Ti do të jesh fituesi i radhës i “Topit të Artë”, dashtë Zoti”, shkruan Dembele.

Maza u rendit në vendin e nëntë në garën për trofeun e Kopa (futbollisti i ri më i mirë), i fituar për të tretin vit rresht nga Lamine Yamal.

The post “Ti do të jesh fituesi, dashtë Zoti”! Dembele zgjedh fituesin e ardhshëm të “Topit të Artë” (foto) appeared first on Telesport.