Liverpool avancoi në raundin tjetër të Carabao Cup pas kualifikimit me penallti ndaj Chelsea, ndeshje që përfundoi 1-1 në kohën e rregullt. Andoni Iraola, trajneri i Liverpool, duke komentuar këtë sukses tha: “Mendoj se ishte një ndeshje mjaft e barabartë”.
“Shumë konkurruese, pa shumë raste për asnjërën nga skuadrat. Pati momente për ne, momente edhe për ta. Jemi vërtet të kënaqur me paraqitjen e lojtarëve dhe, natyrisht, të lumtur që dolëm fitimtarë nga gjuajtjet e penalltive, pasi kjo na dha mundësinë të jemi në shortin e raundit tjetër“, tha Iraola.
Duke folur për lojtarët e rinj të Liverpool, që e nisën ndeshjen si titullarë, ai shtoi: “Bënë një punë të mirë. E meritonin të luanin, pasi u paraqitën shumë mirë edhe kundër Spurs në raundin e kaluar. U thamë atyre se janë lojtarë të ekipit të parë dhe kemi besim tek ata nëse u duhet të luajnë”.
“Na treguan se janë në një nivel shumë të mirë dhe na ndihmuan jashtëzakonisht shumë. Janë tri fitore radhazi në shtëpi, gjë që është shumë e rëndësishme. Kishim pasur pak vështirësi në ndeshjet në shtëpi. Tani kemi besimin që vjen nga tri fitore resht dhe na pret sfida më e madhe, ajo kundër Arsenal”, tha Iraola.
The post Iraola: I kënaqur nga kualifikimi, tri fitore radhazi në shtëpi na japin besim para ndeshjes me “topçinjtë” appeared first on Telesport.
