Gonçalo Ramos vazhdon të vuajë te Milani. I izoluar nga loja e skuadrës, sulmuesi portugez kalon ndeshjet duke u përplasur fizikisht me mbrojtësit kundërshtarë, pa arritur të ndikojë në sulm. Problemi nuk shfaqet vetëm në humbje, por edhe në fitore, si ajo ndaj Udineses.

Ramos përpiqet të mbrojë topin, fiton duele ajrore dhe kërkon kombinime me shokët, por duket i vetëm përballë kundërshtarëve. Frustrimi i tij është i kuptueshëm, sxepse mbërriti te Milani për të zgjidhur problemin e vjetër të qendërsulmuesit, por skuadra nuk po e ndihmon.

Në kombëtare, portugezi shënon dhe merr pjesë në lojë, ndërsa te Milani duket i bllokuar. Këtë herë nuk mund të justifikohet as me fatin e keq. Kundër Bologna, statistikat e tij sulmuese ishin katastrofike: zero gjuajtje në kuadrat, zero jashtë kuadratit, zero të bllokuara, zero raste të krijuara dhe zero asiste. Ai e preku topin 31 herë.

Pas dy muajsh kuqezi dhe 12 ndeshjesh, Ramos mbetet i shkëputur nga loja e skuadrës. Ai nuk është një qendërsulmues tipik zone; preferon të lëvizë, të zbresë për të marrë topin, të kombinojë dhe të sulmojë hapësirat. Milani dhe trajneri Amorim e dinin këtë, por ende nuk kanë arritur ta vënë në kushtet e duhura për të shënuar.

The post Zero gjuajtje, zero asiste, Ramos i izoluar dhe sërish zhgënjyes. Portugezi, problem serioz te Milani appeared first on Telesport.