Luka Modric komentoi humbjen e papritur të Milanit në shtëpi ndaj Bologna, e para për kuqezinjtë në kampionat, vetëm pak ditë përpara derbit me Interin:

“Është një humbje e rëndë, sidomos sepse vjen pak ditë përpara një sfide të rëndësishme si ajo me Interin. Duhet të reagojmë menjëherë, sepse të shtunën luajmë derbin. E nisëm mirë ndeshjen dhe mendoj se deri tani kemi bërë mirë në kampionat. Autogoli i papritur na nervozoi. U nxituam shumë dhe nuk arritëm ta merrnim më në kontroll ndeshjen. Në fund luajtëm keq dhe humbja ishte e merituar”.

Modric u përpoq të dërgonte një mesazh optimizmi përpara derbit: “Duhet të mbetemi pozitivë. Tifozët të jenë të qetë, sepse të shtunën do të japim gjithçka për të fituar. I kemi fituar dy derbet e fundit dhe shpresojmë ta vazhdojmë këtë traditë. Do të jetë e vështirë, por kemi besim te vetja dhe jam i sigurt se do të zhvillojmë një ndeshje të madhe”.

Në fund, ai përgëzoi Harry Kane për “Topin e Artë”: “Kishte shumë kandidatë të nivelit të lartë, por nëse e fitoi Kane, do të thotë se e meritonte. E përgëzoj”.

The post Modric i zhgënjyer: Ishte humbje e rëndë, sepse vjen pak ditë përpara derbit me Interin appeared first on Telesport.