Një tjetër humbje për Chelsea edhe pse këtë herë me penallti ndaj Liverpool, që eliminon londinezët nga turneu i Carabao Cup. Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, duke komentuar këtë përballje, tha: “Kështu e kanë penalltitë; dikush do të kthehet në shtëpi me ndjesinë se eliminimi ishte i padrejtë”.

“Gjithsesi, pamë një ndeshje të vërtetë kupe, intensive dhe shumë të ngushtë. Pastaj, te penalltitë, gjithçka është e mundur. U paraqitëm në një nivel të mjaftueshëm për të konkurruar në ‘Anfield’. Ndeshja ishte vërtet e barabartë nga të dyja palët”, deklaroi më tej Xabi Alonso.

“Ishte një paraqitje solide. Nuk lejuam shumë raste, ndaj portieri nuk pati shumë punë, por ai Mike Penders u tregua mjaft i qëndrueshëm dhe solid. Kjo ishte shumë e rëndësishme”, shtoi spanjolli.

“Pashë një skuadër që konkurroi dhe tregoi një nivel të mirë. Ky është kompeticioni më pak i rëndësishëm për ne dhe tani fokusi është te Premier League. duhet të rikthehemi sa më shpejt te fitorja“, tha Alonso.

The post Alonso i zhgënjyer pas eliminimit: Konkurruam denjësisht në ‘Anfield’, te penalltitë është çështje fati appeared first on Telesport.