Fati i Milan vazhdon të jetë i paqëndrueshëm. Pas një paraqitjeje të fortë dhe një fitoreje në Udine, dje kuqezinjtë përjetuan një mbrëmje për t’u harruar në “San Siro”, duke humbur 2-4 ndaj Bologna.
Një ndeshje që, në vetvete, ishte tejet e çrregullt. Ajo që binte më shumë në sy ishte mungesa totale e energjisë te Ramos dhe shokët e tij të skuadrës. Ata nuk arritën ta kontrollonin lojën në fushë dhe krijuan vetëm dy-tri aksione sulmuese të rrezikshme gjatë gjithë ndeshjes.
Trajneri Ruben Amorim vuri në dukje se e kuptoi që herët se si po rridhte ndeshja: “Pësuam një gol që në fillim, por më pas arritëm ta kthenim situatën në favorin tonë”.
“Megjithatë, që nga minuta e parë, pata ndjesinë se na mungonte energjia e nevojshme për një ndeshje të tillë. Kemi luajtur shumë ndeshje dhe shumë lojtarë janë jashtë fushës”, shtoi portugezi.
“Mendoj se e patëm të vështirë që nga minuta e pare, skuadra dukej disi e lodhur dhe pa energji. Pësuam dy gola brenda një kohe shumë të shkurtër. U përpoqëm të reagonim, patëm një mundësi të shkëlqyer”, tha Amorim.
“Në fund pësuam edhe golin e katërt, pasi po rrezikonim shumë. Në fund të fundit, besoj se ngarkesa e madhe e ndeshjeve na krijoi vështirësi, veçanërisht duke pasur parasysh mungesën e kaq shumë lojtarëve”, tha Amorim.
The post Amorim: E kuptova që pas minutës së parë që ishim të lodhur, kështu është kur luan shpesh dhe ke mungesa appeared first on Telesport.
