Boksieri shqiptar Nelson Hysa, që më 28 nëntor do të duelojë në Duseldorf të Gjermanisë ndaj rivalit Agit Kabayev për titullin kampion bote në peshën e rëndë, kategoria WBC, ka bërë disa pastime në rrjetet sociale.

42-vjeçari shprehet se puna që po kryen me stafin  e tij po ecën mirë dhe se do të jetë gati për duelin që përkon me ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Pra, pas më pak se një muaji do të zhvillohet sfida e madhe për boksierin shqiptar.

“Në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, do të hyj në ring për vendin tim, për popullin tim. Ëndrra ime është ta kthej titullin botëror në peshat e rënda te kombi im dhe ta gdhend emrin tim në histori”, deklaroi Nelson Hysa.

Më tej, duke postuar edhe foto nga përgatitja e tij, Hysa sqaron: “Puna nuk ndalet. Objektivi është i madh ndaj edhe puna duhet të jetë edhe më e madhe. Një ëndërr, një flamur, një histori. Po vjen koha ime”.

“Po stërvitem fort çdo ditë për këtë ndeshje. Faleminderit nga zemra për gjithë mbështetjen që po më jepni! Dhe një gjë… mos harroni flamujt kuq e zi dhe plisat”, shkruan Nelson Hysa, që fton tifozët kuqezi të jenë të shumtë në stadium.

Screenshot

The post Nelson Hysa: Objektivi është i madh ndaj edhe puna është më e madhe, në ring për vendin tim appeared first on Telesport.