Enzo Fernández ka rrëfyer disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij në një intervistë me vëllezërit Edul. Për largimin e Messit nga Argjentina, mesfushori tha: “Gjithmonë kam ëndërruar të luaja me të. Që i vogël bëja llogaritë nëse do të arrija të luaja në të njëjtën kohë me Messin. Pasi fituam gjithçka së bashku, më pushtoi një trishtim i madh. Ai gjithmonë të linte diçka”.
Për finalen e humbur të Botërorit ndaj iberikëve, pranoi: “Spanja na mori topin dhe kontrolloi ndeshjen. E meritoi fitoren. Gjysma e skuadrës sonë kishte probleme fizike”. Për përjashtimin e tij me karton të kuq shtoi: “Është një peng që më ka mbetur. Askush nuk dëshiron të përjashtohet, aq më pak në një finale Botërori”. Argjentinasi zbuloi gjithashtu se Haaland i kërkon vazhdimisht “mate” para ndeshjeve. Për River Plate premtoi: “Një ditë do të kthehem patjetër për të fituar trofe dhe për ta shijuar sërish atë klub”.
Në vlerësimet personale zgjodhi Kane për “Topin e Artë”, Mbappé dhe Yamal në podium, Cristian Romero si mbrojtësin më të mirë, David Raya si portierin më të mirë dhe Julián Álvarez si shokun më të mirë të skuadrës, pa llogaritur Messin.
The post Enzo Fernández rrëfen pengun e finales së Botërorit: Është një plagë që më ka mbetur e hapur appeared first on Telesport.
