Hansi Flick ka bërë një debutim spektakolar në Instagram. Trajneri i Barcelonës kaloi shifrën e 900 mijë ndjekësve në më pak se 24 orë, duke iu afruar 1 milionëshit. Postimi i tij i parë mori gjithashtu mbi një milion pëlqime.
“Përshëndetje, culers! Jam shumë i lumtur që do të ndaj me ju disa momente nga përditshmëria ime te Barça. Shumë faleminderit për mbështetjen tuaj! Rroftë Barça!” – shkroi trajneri gjerman, duke e mbyllur mesazhin në katalanisht.

Flick publikoi vetëm një postim dhe dy “story”, por kjo mjaftoi për të tërhequr vëmendjen e qindra-mijëra tifozëve. Në njërën prej “story”, ai shprehu ngushëllimet për viktimat e aksidentit tragjik hekurudhor në Toledo, duke u solidarizuar me familjet e prekura dhe iu uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
Një tjetër detaj interesant? Flick ndjek vetëm 27 llogari në Instagram, profilin zyrtar të Barcelonës dhe 26 futbollistët e skuadrës së tij. Një debutim që dëshmon popullaritetin e trajnerit gjerman mes tifozëve katalanas, edhe jashtë fushës së blertë.
The post Hansi Flick “pushton” Instagramin; mbi 900 mijë ndjekës në më pak se 24 orë appeared first on Telesport.
