Koni De Winter shprehet me bindje të plotë se fitorja 3-1 e Milanit në derbi ndaj Interit vërteton se ata “mund të mposhtin këdo.

“Kur i bëjmë gjërat siç duhet, jemi vërtet të fortë. Deri më tani nuk kemi qenë gjithmonë të organizuar në ndeshje dhe nuk i kemi kuptuar gjithmonë momentet e duhura, por në derbi ia dolëm shumë mirë dhe e siguruam fitoren.

Grupi dhe të gjithë ata që na rrethojnë e ndiejnë se jemi një ekip i fortë. Ekziston bindja se mund të mposhtim këdo. Ndonjëherë e kemi këtë bindje në tepricë, dhe kjo bën që të ulim ritmin. Fitorja në derbi na jep besimin për të ëndërruar. Kjo konfirmon atë që mendojmë: se jemi të fortë dhe mund ta fitojmë çdo ndeshje”, tha De Winter.

The post “Kur i bëjmë gjërat siç duhet, jemi vërtet të fortë”, mbrojtësi i Milanit me mesazh të qartë pas fitores në derbi appeared first on Telesport.