Në ndeshjen hapëse të xhiros së 12-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM), Shkëndija e Haraçinës dhe Tikveshi luajtën baras 1-1 (1-0).
Simonovski i dha epërsinë skuadrës vendase në minutën e 6-të, ndërsa një pikë për mysafirët nga Kavadari siguroi Liusianinjo në minutën e 76-të.
Për Shkëndijën e Haraçinës, që renditet në vendin e gjashtë, kjo ishte ndeshja e pestë radhazi pa fitore. Ndërkohë, Tikveshi, që mban vendin e tretë në tabelë, vazhdoi serinë pa humbje në kampionatin vendor, e cila zgjat që nga mesi i gushtit.
Në ndeshjen e dytë të programit të sotëm, Bregallnica pret Shkëndijën e Tetovës.
Tri ndeshjet e tjera, Shkupi – Sileksi, Bashkimi – Arsimi dhe derbi Vardari – Struga, do të zhvillohen nesër.
