Tirana në basketboll për femra udhëheq e vetme Superligën pas ndeshjeve të raundit të katërt. Bardheblutë fituan me lehtësi 62-58 ndaj Vllaznisë në Shkodër, në një ndeshje të komanduar nga kryeqytetaset, që u shkëputën 39-23 pas pjesës së parë. Sonier dhe Maddox me nga 17 pikë secila u dalluan për Tiranën, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e 10 rebound të rreshpja për vendasit.

Pa probleme fiton Flamurtari kampion, që në fushën e tij mundi thellë 87-52 debutueset e Sopoti Eagles, ndeshje në sens unik. Diferencat u rritën nga perioda në periodë, duke e bërë të lehtë suksesin e vlonjateve, ku u dallua Jacobsson, autore e 20 pikëve. Gledia Pulaj me 25 pikë ishte shënuesja më e mirë për Sopoti, por që mbetën për statistikë.

Më interesant derbi i kryeqytetit midis Studentit e Partizanit, fituar nga të “kuqtë” 80-71. pjesa e parë ishte e ekuilibruar, mbyllur 42-35 për Partizanit, që më pas shkëputet dhe arrin të dominojë në fushë, duke e merituar fitoren. Spahiu realizoi 30 pikë për Studentin, por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa për partizanin u dallua Gligic, që realizoi 29 pikë.

Superliga-Femra, java e 4-t

Flamurtari – Sopoti Eagles, 87-52

Vllaznia – Tirana, 58-62

Studenti – Partizani,  71-80

Renditja: Tirana 8 pikë, Flamurtari 7 pikë, Vllaznia 6 pikë, Partizani 6 pikë, Studenti 5 pikë, Sopoti Eagles 4 pikë.

The post Tirana “poker” fitoresh dhe kryeson e vetme Superligën, Partizani fiton derbin me Studentin appeared first on Telesport.