Francesco Camarda ka luajtur vetëm 96 minuta këtë sezon me Milanin. Duke qenë se hapësirat te kuqezinjtë janë shumë të pakta, sulmuesi 18 vjeçar po mendon largimin gjatë merkatos së janarit për t’u transferuar diku tjetër ku mund të jetë protagonist.

Në anën tjetër, Gerry Cardinale, në një intervistë të fundit për Gazzetta dello Sport, u shpreh i gatshëm të investojë gjatë merkatos së janarit. Dëshira parësore e Cardinale për sulmin e kuqezinjve për merkaton e janarit është tansferimi i Endrick nga Real Madrid.

Megjithatë, Milan nuk do ta ketë aspak të lehtë, duke ditur se për brazilianin ka interes nga shumë klube të tjera të mëdha si Arsenal, Tottenham, Aston Villa dhe Roma. Po ashtu nuk përjashtohet aspak mundësia që braziliani të mos largohet nga Real Madrid gjatë janarit dhe të provojë shanset e tij te “Los Blancos”.

The post Camarda do të largohet në janar, zbulohet dëshira e madhe e Cardinale për sulmin appeared first on Telesport.