Arsenal ka marrë fitoren e katërt rresht, duke mposhtur Liverpool-in 0-1 në “Anfield”, në supersfidën e javës së 9-të në Premier League.
Rasti i parë i rrezikshëm në “Anfield” ishte ai i golit të Arsenalit në minutëne 16-të. Ku pas një topi të humbur nga Alisson Becker, “Topçinjtë” gjetën avantazhin me Kai Havertz, i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit të Declan Rice.
Në minutën e 24-të, londinezët i afrohen golit të dytë, por goditja e Bruno Guimaraes përfundoi fare pranë shtyllës së majtë. Në minutën e 29-të, Cody Gapko rrëzohet në zonë pas kontaktit me Tzolis. Vendasit pretendojnë për penallti, por arbitri mendon ndryshe. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet në ekran dhe i qëndron vendimit të parë, nuk ka penallti për Liverpool.
Në minutën e 35-të, Liverpool sërish pretendon për penallti, pas konataktit brenda në zpnë mes Jurrien Timber dhe Alexander Isak. Sërish nuk ka penallti.
Në minutën e 39-të, traversa i mohon golit Florian Wirtz. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Arsenalin. Pjesa e dytë ishte më e qetë se e para dhe Arsenal mbrojti rezultatin në mënyrën perfekte. Rezultati përfundimtar 0-1 për “Topçinjtë”, të cilët kryesojnë renditjen të vetëm me 24 pikë. Liverpool pëson humbjen e dytë për këtë sezon dhe renditet në vendin e pestë me 15 pikë.
The post Arsenal me fitore të madhe në “Anfield”. Liverpool pëson humbjen e dytë për këtë sezon (video) appeared first on Telesport.
