Janë luajtur takimet e javës së 4-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Vllaznia fitoi 92-90 ndaj Teutës në Shkodër, në ndeshjen kryesore të kësaj jave, takim ku u përballën dy skuadrat më të mira, që udhëhiqnin renditjen me pikë të plota.
Fitore me përmbysje e ekipit vendës, që ishte në disavantazh 35-50 në mbyllje të pjesës së parë. Por, ashtu si bëri ndaj Besëlidhjes, shkodranët rikuperuan në pjesën e dytë e fituan falë disa gjuajtjeve të lira në sekondat e fundit (dyshja Hibbitt-Dawsey realizoi 51 pikë për Vllazninë).
Fitore të thellë korri Besëlidhja kampione, që fitoi në “Asllan Rusi” me shifrat 120-80 ndaj Tiranës. Ndonëse pritej një ndeshje më e fortë, në fushë dominuan lezhjanët (Behil 26 pikë). Nuk zhgënjen Apolonia, që triumfoi me lehtësi ndaj Partizanit në kryeqytet me rezultatin 93-59 (Rhodes 20 pikë e 16 rebound).
Pa probleme fiton jashtë fushe Flamurtari, që triumfoi 81-54 në Vlorë ndaj Flamurtarit vendës (pesë basketbollistë realizuan mbi 10 pikë). Fitore në sekondat e fundit për Kamza Basket, që mundi 84-82 Elbasanin jashtë fushe, ndeshje ku u dalluan Mohammed e Kaba, me nga 18 pikë secili.
Superliga-Meshkuj, java e 4-t
Elbasani – Kamza Basket, 82-84
Flamurtari – Skënderbeu, 54-81
Vllaznia – Teuta, 92-90
Partizani – Apolonia, 59-93
Besëlidhja – Tirana, 120-80
Pogradeci (pushim)
Renditja: Vllaznia 8 pikë, Teuta 7 pikë, Besëlidhja 7 pikë, Kamza Basket 6 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Partizani 5 pikë, Apolonia 5 pikë, Tirana 5 pikë, Elbasani 4 pikë, Pogradeci 4 pikë, Flamurtari 4 pikë.
The post Vllaznia fiton ndaj Teutës dhe udhëheq e vetme Superligën, Besëlidhja “leksion” Tiranës appeared first on Telesport.
