Lionel Messi udhëhoqi përmbysjen e Inter Miami ndaj New England Revolution, me rezultatin 2-1, duke dhënë një asist dhe shënuar golin vendimtar. Argjentinasi vulosi fitoren në minutën e 83-të, me një goditje të kryqëzuar me të majtën, pas pasimit të venezuelianit Telasco Segovia.
Me këtë realizim, Messi shkoi në kuotën e 26 golave këtë sezon në MLS. “Një tjetër moment magjie nga Messi”, – shkroi klubi në X. Më herët, meksikani Germán Berterame kishte barazuar me kokë në minutën e 69-të, duke anuluar avantazhin e Dániel Gazdag për vendasit në minutën e 53-të.
Kjo fitore e ngjit Inter Miami në vendin e dytë të Konferencës Lindore me 59 pikë, një më shumë se New England (58), dhe i siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të “Concachampions”, trofeu madhor që ende i mungon Messit.
Gjithçka për vendin e dytë do të vendoset në javën e fundit: Inter Miami përballet me Charlotte, ndërsa New England luan kundër Orlando City.
ANOTHER MOMENT OF MESSI MAGIC! 🪄 https://t.co/VDDjhbFoQs
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) November 2, 2026
The post Goli spektakolar i Messit ngjit Inter Miami në vendin e dytë, e kualifikon në “Concachampions” appeared first on Telesport.
