PSG arriti një fitore të madhe në fundjavë ndaj le Havre jashtë fushe me rezultatin 5-1, ndeshje ku spikat Hakimi, autor i 3 golave. “Është një fitore e madhe. Kur luan në transfertë, kundërshtarët janë gjithmonë më të motivuar”, tha trajneri Luis Enrique.
Më tej, ai tha: “Ne synojmë të jemi sa më konkurrues në çdo ndeshje, pavarësisht se kush është kundërshtari dhe ku luajmë. Nuk kemi shumë kohë, pasi të martën luajmë në Champions ndaj Villareal dhe duhet të jemi gati”.
“Ne vendosim gjithnjë standarte të mëdha. Kam fatin të drejtoj një klub të këtij niveli dhe të kem lojtarë të jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj të vazhdoj të shkruaj historinë në Paris”, tha Luis Enrique.
The post Luis Enrique: Synojmë të jemi sa më konkurrues në çdo ndeshje, dua të shkruaj historinë e PSG appeared first on Telesport.
