Sfida përmbyllëse e javës së 10-të në Abissnet Superiore, mes Teutës dhe Partizanit është mybllur 0-1 për të kuqtë. Kjo është fitorja e dytë në këtë sezon për Partizanin. Ndërkohë që për Teutën është humbja e dytë rresht. Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa ndonjë rast konkret për të dyja skuadrat.
Sfida në “Niko Dovana” u zhbllokua në minutën e 58-të, ku David Atanasakoski shënoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme me të majtën nga distanca.
Në minutën e 83-të, Teuta mbetet me një lojtar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë të Florian Përgjonit. Sfida mbyllet 0-1 për Partizanin.
The post Abissnet Superiore: Surpriza e madhe vjen nga Durrësi, Teuta mposhtet nga Partizani (video) appeared first on Telesport.
