Një 19-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi policia konstatoi se drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 4 nëntor 2026, rreth orës 00:05, në lagjen Tullana të Gostivarit. Gjatë një kontrolli në trafik, zyrtarët e DPB Gostivar kanë ndaluar një automjet “Audi” me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.A. (19).

Nga kontrollet është konstatuar se i riu nuk posedonte leje drejtimi.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

/Monitor.mk