Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, më në fund ka gjetur buzëqeshjen pas fitores 3-2 me përmbysje ndaj Roma në Champions League. Miqtë ishin në avantazh 2-0 në ‘Old Trafford’ në fund të pjesës së parë, por në 45 minutat e dyta erdhi përmbysja e çmendur e ‘djajve të kuq’.
“Jam krenar për shumë njerëz. Krenar për lojtarët, të cilët meritojnë shumë vlerësim që ia dolën mbanë në një situatë të vështirë. Sa u përket tifozëve, prania e tyre ishte thelbësore. Ata kishin shumë dëshirë që ne t’u dhuronim diçka vërtet të veçantë, diçka që mund ta shijonin vërtet”, tha Carrick.
Më tej, trajneri anglez tha: “Mendoj se është shumë e rëndësishme që lojtarët të kuptojnë se çfarë mund të arrihet në këtë stadium. Nuk dua të ekzaltohem më tepër seç duhet, por kjo është vërtet një natë e rëndësishme për ne.”
Michael Carrick vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij në pjesën e dytë. Në lidhje me kontributin e Shea Lacey, i cili dha asistin për golin e fitores, ai tha: “Përsëri, pa e tepruar me vlerësimet, por në të njëjtën kohë, jam jashtëzakonisht i lumtur për Shea. E duam shumë. Është një djalë i mrekullueshëm”.
“Mendoj se hyrja e tij në fushë u dha të gjithëve një shtysë pozitive, ishte fantastike ta shihje. Është gjithmonë bukur të kesh një lojtar të tillë, por u gëzova po aq shumë kur e pashë të angazhohej në mbrojtje, në rolin e mbrojtësit të djathtë, pikërisht atëherë kur na duhej. Më bëri vërtet përshtypje pozitive angazhimi i tij në fazën mbrojtëse”, tha Carrick.
The post Carrick: Një fitore që donim t’ua jepnim tifozëve tanë, por nuk duhet të ekzaltohemi appeared first on Telesport.
