Tre persona kanë pësuar lëndime të rënda në një aksident mes dy automjeteve në Shkup, njëri prej të cilëve drejtohej nga një i mitur.

Sipas policisë, aksidenti është raportuar dje, në orën 04:20, në kryqëzimin e rrugëve “Boris Trajkovski” dhe “1519”.

Në përplasje janë përfshirë një “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një i mitur nga fshati Kolican i Epërm, dhe një “Citroën”, gjithashtu me targa të Shkupit, i drejtuar nga J.K.D. (45) nga Shkupi.

Lëndime të rënda kanë marrë të dy drejtuesit dhe bashkudhëtarja në “Mercedes”, A.D. (18) nga Velesi. Lëndimet janë konstatuar në Qendrën Urgjente të Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Një ekip i SPB Shkup ka kryer këqyrjen në vendin e aksidentit.

/Monitor.mk