Jamie Carragher ka vlerësuar maksimalisht Arsenalin, duke e cilësuar skuadrën më të mirë në botë në aspektin mbrojtës, pas fitores ndaj Liverpool-it në “Anfield”.
Ish-mbrojtësi i Liverpool-it, gjatë emisionit “Monday Night Football” në “Sky Sports”, deklaroi: “Kjo skuadër nuk është thjesht më e mira në mbrojtje në Premier League. Mendoj se tashmë është skuadra më e mirë mbrojtëse në të gjithë botën”.
Carragher veçoi edhe kontributin vendimtar të Martin Odegaard në aksionin e golit të fitores. Përveç pasimit të shkëlqyer të Declan Rice për Kai Havertz, ai theksoi presionin agresiv të norvegjezit, i cili detyroi Liverpool-in të humbiste topin në gjysmën e vet të fushës.
Në fund, Carragher vuri në dukje ngjashmëritë me skemat e presingut të Fulham dhe Brighton, por nënvizoi se në këtë rast mënyra e ushtrimit të presionit nga Arsenali rezultoi vendimtare.
The post Carragher: Sot për sot janë skuadra numër 1 në botë, askush nuk mbrohet si ato appeared first on Telesport.
