Ambasadori i Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas, nesër në orën 14:00 do t’ia dorëzojë kryeministrit Hristijan Mickoski Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit.

Pas dorëzimit të Raportit, në orën 14:45, Mickoski dhe Rokas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në Qendrën Mediatike të Qeverisë.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot pasdite ka pranuar zyrtarisht nga ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas, Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026.

Në një postim në Facebook, Gashi vlerëson se dokumenti paraqet një pasqyrë objektive të rezultateve të arritura dhe sfidave me të cilat përballet vendi.