Me sa duket, jo gjithçka ka qenë plotësisht e rregullt në ceremoninë e “Topit të Artë” të mbajtur në Londër, më 26 tetor, ku fitues u shpall Harry Kane. Policia franceze bën të ditur se ka nisur një hetim, për aktivitete të dyshimta në tregun e basteve sportive që lidhen me këtë çmim.

Një burim anonim nga policia konfirmoi për The Athletic se dymbëdhjetë llogari të ndryshme në “Polymarket”, një platformë amerikane parashikimesh që përdor kriptomonedha, vendosën baste të sakta për pesë vendet e para.

Secila nga dymbëdhjetë llogaritë parashikoi renditjen e saktë për vendet e para. Shuma totale e vënë në baste ishte 250,000 euro, duke sjellë një fitim neto prej 2,000,000 eurosh. Në fund, gara mes Kane dhe Mbappe ishte tejet e ngushtë.

Sipas The Athletic, organizatorët e “France Football” ishin në dijeni për aktivitetet e dyshimta në “Polymarket” ende pa filluar ceremonia. Revista ka nisur tashmë hetimet e saj dhe ka përfshirë autoritetin francez që rregullon lojërat e fatit.

The post Organizatorët ishin në dijeni. Policia franceze nis hetimin për atë që ndodhi në ceremoninë e “Topit të Artë” appeared first on Telesport.