Aktorët e njohur të serialit turk “Yeraltı”, Devrim Özkan dhe Deniz Can Aktaş, të cilët janë të njohur me rolet e Ceylanit dhe Haydari Aliut, janë rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Prej kohësh në mediat turke po qarkullojnë lajme dhe thashetheme për një lidhje të mundshme dashurie mes dy aktorëve, të cilët dyshohet se janë afruar gjatë xhirimeve të serialit.

Por duket se kësaj here ka ardhur një tjetër sinjal që ka tërhequr vëmendjen e fansave!

Aktorja ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi romantike së bashku me Deniz Can Aktaş. Në fotografinë e realizuar pranë detit, dy aktorët shfaqen krah njëri-tjetrit, në një moment mjaft të veçantë.

Ndërkohë, interesimi për jetën e tyre sentimentale ishte shtuar edhe më parë, pasi Deniz Can Aktaş, gjatë një interviste, ishte shprehur se në jetën e tij ekziston një dashuri që e bën të lumtur.

“Po, në jetën time ka një dashuri. Një dashuri që më bën të lumtur”, ishte shprehur aktori.