“Një fitore ndaj një skuadre madhështore”. Kështu e përshkroi Luciano Spalletti suksesin e Juventusit në “Europa League”, në transfertën ndaj AZ Alkmaar.

Trajneri bardhezi vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij: “Luajtëm me autoritet, forcë dhe guxim. Merita është e të gjithëve. Kur zhvillon një ndeshje të tillë, në një fushë të tillë, do të thotë se të gjithë kanë dhënë maksimumin”.

Sipas Spallettit, “Juventusi dëshmoi mentalitet dhe qëndrim të jashtëzakonshëm”. Entuziazmin e tij nuk e zbehu as fundi i vështirë i takimit: “Ndoshta, nëse ndeshja do të zgjaste edhe pesë minuta, nuk do ta kishim fituar. Kjo na ndihmon të kuptojmë sa e fortë ishte skuadra kundërshtare. E them këtë sepse, pas fitores ndaj Nek, kisha lexuar gjëra që nuk ishin të vërteta. Forca e kundërshtarëve duhet njohur dhe vlerësuar”.

Europa League: Juventus nuk e diskuton fitoren në Holandë, Leverkusen dhe Sunderland ngecin në shtëpi (video)

The post Spalletti, pasi mposhti AZ Alkmaar: Jam shumë i lumtur, sepse fituam ndaj një skuadre madhështore appeared first on Telesport.