Kolo Muani festoi fitoren e Juventusit ndaj AZ Alkmaar: “Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe jam krenar për atë që bëra. Patëm rastet tona dhe jam i lumtur për golat që shënuam. Marrim tri pikët dhe tani mendojmë për ndeshjen e radhës”.
Sulmuesi francez pranoi se fitorja ndaj Napolit e kishte ndihmuar skuadrën: “Na bëri shumë mirë dhe na riktheu forcën. Ishim në prag të një krize, por sonte kthehemi me tri pikë dhe jemi të lumtur. Është gjithmonë kënaqësi të kesh një trajner që të mbështet. Edhe kritikat janë konstruktive dhe na ndihmojnë të japim maksimumin për Juventusin”.
Ndërkohë, Koopmeiners, autor i golit të avantazhit ndaj skuadrës ku luan vëllai i tij, Peer, u shpreh: “Ishte një mbrëmje fantastike. Fituam një ndeshje shumë të rëndësishme. Koreografia e tifozëve ishte e mrekullueshme. Me ta ndiejmë gjithmonë një ngrohtësi të veçantë. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe mënyrën si shkoi gjithçka”.
The post Kolo Muani dhe Koopmeiners: Ishim në prag të krizës, kthehemi me tri pikë dhe jemi të lumtur appeared first on Telesport.
