Juventus e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë 0-2 pjesën e parë në transfertë ndaj AZ Alkmaar, ndeshje e vlefshme për javën e katërt në Europa League. Bardhezinjtë gjetën avantazhin në minutën e 19-të me Teun Koopmeiners, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën, pas asistit të Kolo Muani.

Në minutën e 37-të, ishte Kolo Muani që dyfishoi shifrat me një goditje brenda zonës, duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes vendase. Në ndeshjet e tjera bie në sy humbja e Sunderland 0-2 në shtëpi ndaj Dinamo Zagreb. Arbër Hoxha gjendet në stol.

Mungon goli në dy sfida të rëndësishme, Besiktas-Celtic dhe Leverkusen-Marseille. Rezultatet e ndeshjeve të tjera janë si më poshtë:

SHIKOGOLAT

The post Europa League: Juventus e mbyll në avantazh të dyfishtë pjesën e parë, Sunderland befasohet në shtëpi (video) appeared first on Telesport.